Bie nga lartësia teksa po punonte në pularinë ku ishte punësuar, përfundon në spital me fraktura një person në Durrës.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasi E.K., vjeç 53, banues në fshatin Vadardhë, duke punuar te objektet e pularisë në fshatin Kullë, ka rënë nga një lartësi.
Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim të specializuar dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ka ndodhur ditën e hënë, e pas mbërritjes së uniformave blu në vendin e ngjarjes, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.





