DURRES, 25 mars 2013 – Aksidentet në punë shënojnë viktimën e rradhës. Një 18 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është rrëzuar nga skela e një pallati në ndërtim, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 18 vjeçari Julian Hila ka gjetur vdekjen, ndërsa po transportohej për në spitalin rajonal.
Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë. Mjekët e spitalit të Durrësit konfirmojnë se i riu kishte pësuar dëmtime të mëdha në të gjithë trupin për shkak të lartësisë të madhe nga e cila ka rënë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





