Dy net më parë, rreth orës 03:30, në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit, ka rënë zjarr në një lokal.
Nga të dhënat policore, mësohet se në lokalin në pronësi të shtetasit A.M., 44 vjeç, banues në Durrës janë djegur orendi të ndryshme.
Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga një kontakt në rrjetin elektrik.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





