Një vilë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve të para, “DurrësLajm” mëson se zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka rënë në katin e dytë të vilës e fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona në vilë.
Ekspertët po punojnë për të mësuar shkakun e zjarrit.





