26 gusht 2015 – Mësohet se, dy ditë më parë, të hënën, më 24 gusht 2015, një firmë ka trokitur në Zyrën e Punës dhe ka bërë një ofertë jo të zakontë: kërkoi të punësojë punëtor krahu. Jo vetëm kaq, si për të thyer shabllonin, punëtori i krahut mund të jetë me dhe pa eksperiencë! I menjëhershëm reagimi. Një përdorues interneti dhe me llogari në rrjetin social FB i thotë Zyrës së punës: “Na jep ndonjë nr. tel që të kontaktojmë me pronarin e subjektit”. Një tjetër pyet: “Çfarë pune?”. Punë krahu, pra!
Ndërsa të mërkurën, më 26 gusht 2015, rreth mesditës, një biznes ka kërkuar të punësojë një bojaxhi për dyer druri me eksperiencë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/