18 gusht 2015 –  Të hënën pasdite, më 17 gusht 2015, zyra e Punës Durrës njoftoi në faqen e vet ueb dhe në rrjetin social FB se një subjekt privat kërkon të punësojë një mekanik tornitor me eksperiencë. Nuk kaluan 3 orë dhe vjen oferta për ofertën nga Armin Poni: me 500 euro në muaj, po deshi subjekti, vij.

Ky “dialog” virtual zbulon aspekte të tregut të punës në Durrës. Po shfaqen dita-ditës nevojat që kanë biznese të ndryshme për profesione si ai i tornitorit, që ishte aq i rëndomtë në kohën e komunizmit, saqë paguhej më pak nga të gjitha zanatet. Po ashtu kërkohen një marangoz, një inxhinier elektrik, një saldator (me fil jo me elektrodë), një shitës në dyqan deri dhe një arkëtare etj. Të gjitha firmat i kërkojnë aplikuesit që në zanatet e tyre të jenë me eksperiencë. Por ka dhe komente të tilla: “Marjola Meta: Po ku do të fillojë eksperienca jonë, aman???” apo “Etleva Halili: Të gjithë duan me eksperiencë. Po ku ta marrim këtë eksperiencë kur nuk ta ofron askush?”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/