DURRËS, 28 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 27 janar 2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Sh. Sh., 28 vjeç banues në Durrës.
Blutë thonë se rreth orës 21.30, në lagjen nr. 13 (Plazh), në lokalin në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. U bllokuan 4 makineta dhe 1 tavolinë pokeri.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





