Seksioni për trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka bllokuar një motor, i cili rezultonte i vjedhur 10 vite më parë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.1 në Kodër Vilë, ku policia ka gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale, motorin tip “Yamaha”.
Motori në pronësi të shtetasit S.Rr. vjeç 24, banues në Durrës, rezultonte i vjedhur në Greqi më datë 15.05.2008.
Materialet për 24-vjeçarin u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” sipas nenit 141/a i Kodit Penal.





