– Në pranga tiranasi Artur Danaj për 1 115 xhupa, 610 këmisha, 2 227 xhinse, 393 pantallona, 387 copë pulovra dhe 140 mijë dollarë.

DURRËS, 16 tetor 2014 –  Policia e shtetit “konkurron” me doganën në parandalimin e kontrabandës, teksa ka arritur të bllokojë një sasi të konsiderueshme veshjesh dhe vlere monetare.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë së policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë, më 15 tetor 2014, ora 21.20, sektori i krimit ekonomik përfundoi operacionin e koduar “Kontejneri”.

Me këtë rast u arrestua Artur Danaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një kontejner të porositur nga ana e tij, u gjendën mallra të padeklaruara si: 1 115 copë xhupa, 610 copë këmisha, 2 227 copë xhinse, 393 copë pantallona, 387 copë pulovra  si dhe u sekuestruan 140 mijë dollarë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast kontrabande.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/