DURRËS, 13 nëntor 2013 – Dy në kërkim dhe një në pranga për kanosje dhe armëmbajtje pa leje dhe tre të rinj në gjendje të lirë për thikë-mbajtje, uniformat blu po forcojnë msat për të mbajtur nën kontroll situatën e krimit. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun njofton se më 12 nëntor 2013 filloi procedimi penal në mungesë dhe u bë shpallja në kërkim për Erjon N., 25 vjeç dhe Martin N., 50 vjeç, banues në Durrës; dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 13.30, në lagjen nr. 14, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.S., 24 vjeç, banues në po atë lagje. Ndërkohë u arrestua për armëmbajtje pa leje, Alen D., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 13, rreth orës 18.00, në lagjen nr. 4, gjatë kontrollit të ushtruar në Benz-in me targa AA 530 HD, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë model 54 dhe një krehër me 6 copë fishekë 7.62 mm. Organet e rendit nuk po anashkalojnë as armët e ftohta. Kështu po ndiqen penalisht në gjendje të lirë tre të rinj (19, 24, 25 vjeç), të cilëve u janë gjetur thika me vete.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





