DURRES, 25 shkurt 2013 – Policia e Durrësit bën me dije se kanë nisur hetimet pas një denoncimi për një automjet të vjedhur të tipit BMW, në këtë qytet. Sipas policisë automjeti i vjedhur është në pronësi të shtetasit, Fatmir Lila, me targa DR 1944 F.
Nuk ka ende detaje rreth denoncimit, ndërkohë që burime të policisë sqarojnë vetëm se hetimet për këtë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila është duke hetuar edhe për vrasjen e ish-shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dritan Lamaj.
Fill pas ngjarjes së mbrëmshme policia ka njoftuar se është në kërkim një automjet tip BMW me targa të Durrësit, e cila mendohet se ka ndihmuar autorët e krimit të largohen.
Ndërkaq mësohet se denoncimi në Durrës është bërë gjatë mbrëmjes së të shtunës nga i zoti i automjetit, i cili pretendon se një person i maskuar ka përfituar nga momenti që automjeti ka qenë i ndezur dhe e ka grabitur.
(VIJON)





