Durrës, 25 korrik 2014 – Dy të moshuar janë dhunuar keqazi për motive të dobëta.
Në njërin nga rastet, protagonistë të grindjes së lindur pas një konflikti të çastit janë bërë dy të moshuar, të moshës 64 dhe 74 vjeç.
Më i riu mes të dyve, 64 vjeçari F.M., ka grushtuar dje në mesditë të moshuarin R.K. Dy pensionistët nga Durrësi janë përfshirë në një konflikt absurd, dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital për mjekim, ndërsa tjetri në rajonin e policisë.
Ndërkohë në rastin e dytë, i dhunuar ka mbetur një 62 vjeçar, N.N. nga Hamallaj, që është goditur me shkelma dhe grushta nga një i ri 22 vjeçar K.V, nga fshatrat e Shijakut.
Në të dy rastet, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy dhunuesit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





