DURRËS, 11 nëntor 2014 –  Defektet teknike në mjetet e gatimit me gaz janë me pasoja të rrezikshme, duke shkaktuar zjarre dhe shpërthime, ku në shumë raste ka pasur viktima, sikurse ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës.

Blutë bregdetare njoftojnë 52 -vjeçar Bajram Shkalla, banor i lagjes nr. 6 të Durrësit, ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi rreth orës 19:00 të së hënës, më 10 nëntor 2014. 

I ndjeri ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spitalin e qytetit. 

Tragjedia është e tmerrshme, pasi viktimës i ka vdekur e shoqja para dy vjetësh, është babai i dy fëmijëve të rritur, për rritjen e të cilëve me mundime, punonte si roje.

Mësohet se ka bombola dhe soba e gazit kanë pasur probleme me rrjedhjen  e gazit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/