DURRËS, 8 tetor 2013– Brenda së njëjtës ditë, në Policinë e Durrësit janë regjistruar pesë denoncime për dhunë brenda familjes, për të cilat autoriteti policor ka plotësuar kërkesëpaditë përkatëse për Lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme.

6 raste dhune ndaj grave të paraqitura më poshtë, në 3 prej tyre janë bashkëshortët ata që ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre. Rasti i parë që ka trokitur në dyert e policisë është një shtetase, banuese në Durrës, e cila ka denoncuar dhunën fizike e psikologjike nga bashkëshorti i saj me iniciale Gj.B., 51 vjeç. 

Një tjetër grua 30-vjeçare, banuese në Durrës, ka denoncuar dhunën fizike e psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, 36-vjeçari me iniciale M.K. Një 29-vjeçare, banore e qytetit të Durrësit, denoncon dhunën  fizike e psikologjike që  bashkëshorti i saj, 37-vjeçari me iniciale P.Z., ushtron sistematikisht ndaj saj.

Burrat ushtrojnë dhunë ndaj grave, motrave, nënave. I tillë është dhe  rasti i 58-vjeçares nga Durrësi, e cila është dhunuar fizikisht e psikologjikisht  nga djali i saj, 36-vjecari me iniciale L.M. Gjithashtu dhe një32-vjeçare, banuese në Durrës, ka deklaruar në polici se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga kunati i saj, 40-vjeçari me iniciale A.M.

Lidhur me dhunën në familje, ditën e djeshme rreth orës 15.00, nga Komisariati i Policisë Shijak u  bë e mundur kapja  e shtetasit  në kërkim Bardhok  Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili me datë 09.08.2013 ka kanosur dhe ushtuar dhunë ndaj motrës së tij, me të cilën jeton në të njëjtën banesë.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale të policisë, nga konsulta me Prokurorinë u konkludua ndjekja e mëtejshme penale e këtij shtetasi në gjendje të lirë.

Sipas policisë së Durrësit materialet për rastet e mësipërme iu përcollën  për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/