DURRËS, 12 janar 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se, të dielën, më 11 janar 2015, rreth orës 23.30, në lagjen nr. 13 (Plazh), persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një “Benz”-i me targa AA353JM.
Automjeti është në pronësi të 27-vjeçarit I. T., banues në Durrës. Veturën e kishte të parkuar pranë banesës. Fatmirësisht, nuk pasur persona në makinë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





