6 maj 2015 – Mbrojtja civile italiane, Ministria e transporteve shqiptare, dy anijet antindotje (dhuratë italiane) të flotës ushtarako-detare shqiptare do të kryejnë nga data 12 deri në 15 maj stërvitje për luftimin e ndotjes në det nga derdhje aksidentale te sasive të mëdha të hidrokarbureve.
Në 12 maj do të zhvillohet stërvitja në Brindizi. Stërvitja do të jetë edhe tip komando-shtab edhe praktike në det, ku do të përdoren mjetet dhe sistemet antindotje për të kufizuar dhe minimizuar dëmtimin e ambjentit nga një rrjedhje e madhe ( e supozuar) e naftës në det. Stërvitja do të jetë në kuadrin e projektit shumë palësh HAZADR (3 milion euro financim me fondet e BE-së), duke përdorur për herë të parë në Itali sistemin ATLAS.
Më pas njolla e naftës dhe e vajit “do të zhvendoset” nga rrymat detare drejt brigjeve shqiptare. Pikërisht më 15 maj do të zhvillohet në Durrës pjesa e dytë e kësaj stërvitjeje, për të mbrojtur ambjentin detar nga ndotja. Në Durrës krahas forcave dhe mjeteve italo-shqiptare do marrin pjesë edhe studiues nga universitetet malazeze.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"





