Durrës, 8 shtator 2014 – Një burrë është ndaluar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet forcës kanë tentuar t’u demostrojnë ‘trimëri’ grave të tyre.
Gjatë fundjavës, policia e Durrësit ka ndaluar 37 vjeçarin Arjan Nikolli, nga Durrësi, i cili ka thyer Urdhrin e Mbrojtjes dhënë nga gjykata për bashkëshorten e tij.
Nikolli ka shkuar në shtëpinë e tij në lagjen nr.18 dhe i ka djegur disa veshje bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, një 46 vjeçar, Bajram C., në gjendje të dehur ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur me një shishe qelqi që mbante në dorë dhe donte ta përdorte si armë.
Ndaj Nikollit rëndojnë akuzat “Pengim në ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës” dhe “Shkatërrim prone me zjarr”, ndërsa 46 vjeçari Bajram C., i shpallur në kërkim akuzohet për “Kanosje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





