Një 38-vjeçar, banor i qytetit të Durrësit, ka denoncuar në polici largimin e bashkëshortes së tij nga banesa. Burime të policisë kanë bërë të ditur se shtetasi me iniciale D. P. 38 vjeç, është paraqitur ditën e djeshme në polici ku ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka ikur nga shtëpia dhe ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.
Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policise kanë nisur punën për gjetjen e saj.