Në rast dhune në familje është regjistruar në Durrës ku viktima është gruaja, ndërsa policia ka vënë në pranga bashëkshortin e saj.

Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin I. Hyseni 45 vjeç, banues në Durrës.

Hyseni, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Sh.H. 41 vjeçe, thuhet në njoftimin për shtyp.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.