Durrës, 17 maj 2014 – Një tjetër rast i shëmtuar i dhunës në familje është regjistruar në rrethin e Durrësit. Një 39 vjeçar ka përfunduar në pranga, i akuzuar se ka goditur bashkëshorten e tij me grushta.

Konflikti ka ndodhur në një familje në Rrashbull të Durrësit. 39 vjeçari Ilir G. është grindur me bashkëshorten e tij 30 vjeçare dhe më pas gjithë mllefin e tij ia ka shkarkuar gruas, të cilën e ka goditur me grushta në kokë dhe në trup.

Në këtë situatë, bashkëshortja e lënduar, nuk e ka menduar dy herë, por ka denoncuar në polici bashkëshortin e dhunshëm.

39 vjeçari Ilir G. është arrestuar në flagrancë nga policia, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërkohë për bashkëshorten e tij u plotësua Kërkesë – Padia për lëshimin e menjëhershëm të Urdhrit të Mbrojtjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/