Blutë e Durrësit janë vënë në kërkim të një gruaje 31 vjeçe, e cila është larguar nga shtëpia së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se po punohet për gjetjen e shtetases E.O., banuese në Durrës, që është larguar nga banesa së bashku me dy fëmijët e moshës 8 dhe 3 vjeç.

Ka qenë bashkëshorti i të resë që ka paditur zhdukjen e gruas së tij në komisariat. 41-vjeçari me iniciale Sh.O, ka ngritur një kallëzim ditën e sotme, dhe menjëherë pas padisë, efektivët kanë nisur punën për gjetjen e familjes së tij.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.