Një burrë nga Durrësi është dhunuar nag ish-bashkëshortja 20 vjet më e re, e cila e ka rrahur dhe e ka ofenduar duke i shkaktuar dëme psikologjike.

Policia në njoftimin e saj për shtyp thotë se “më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Z.T. vjeç 64, pasi dyshohet se ish-bashkëshortja shtetasja N.H, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij ”.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.