Një nënë e re nga Durrësi, vetëm 21 vjeçe, është larguar nga shtëpia dhe ka braktisur bashkëshortin. Ajo ka marrë me vete edhe vajzën e saj 3 vjeçe dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ka qenë bashkëshorti i të resë me iniciale B.K., 32-vjeçari P.K., i cili ka denoncuar në policinë e Durrësit zhdukjen e së shoqes.

Burimet policore bëjnë të ditur se uniformat blu po punojnë për gjetjen e saj. Ndërkohë, arsyet e largimit të 21-vjeçares mbeten ende misterioze.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.