Briken Çalja vendos rekord ballkanik në shtytje! Shtangisti kuqezi ngriti 150 kg në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje që po zhvillohet në Durrës.

Çalja i pari në shkeputje. Tentoi dhe rekordin Europian, i cili ishte 154 kilogram, por nuk ia arriti. Dështoi në dy tentativa me 156 kilogram!

Sa i përket Erkand Qerimajt në shkëputje, në peshën deri në 79 kilogram, nuk realizoi asnjë nga tentativat me 151 kilogram dhe si i tillë nuk renditet në dygarësh.