Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Durrësit Igli Cara është takuar këtë të hënë me banorët e lagjes nr.13.
Cara shprehet se kjo zonë përballet me shumë problematika dhe se “afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta”, por se pas 14 majit qasja e bashkisë së Durrësit do të ndryshojë.
Postimi i plotë:
Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.
Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.
Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.
Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!
Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm.
Bashkë për Durrësin!
Qyteti je ti!