Drejtori i përgjithshëm i OSHEE ka deklaruar se 1500 vetë janë në terren duke punuar për të garantuar furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike.

Ardian Çela është shprehur se ka një plan të hartuar për festat e fundvitit, i cili po ndiqet me rigorozitet, ndërsa në lidhje me problemet që kanë ndodhur në vigjilje të Krishtlindjes në qytetin e Korçës, ai tha se ato janë difekte që ndodhin një herë në shumë vjet dhe punonjësit kanë qenë në terren pa pushim derisa është riparuar difekti.

Kreu i OSHEE, Çela ka qenë i pranishëm së bashku me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako në qendrën e  zhvillimit rezidencial në Durrës ku kanë shpërdarë dhurata për fëmijët me rastin e festave të fundvitit.

K.H.