Në galerine e arteve pamore “Nikolet Vasia” të Durresit është çelur një fotoekspozitë e veçantë me rreth 80 fotografi të cilat, sipas organizatorëve, tregojnë mënyrat e ndryshme për të adhuruar zotin nga fetë e ndryshme, dhe që kanë të njëjtin qëllim; afrimin e njerëzve nga besime të ndryshme fetare dhe krijimin e nje klime të përbashkët për paqe.
Ekspozita është hapur në fillim në kryeqytet, tani është zhvendosur në Durrës dhe pas disa ditëve do të transferohet në qytetin e Pogradecit.
Sipas organizatores së ekspozitës, sot është i domosdoshëm një komunikim bashkëveprues mes feve dhe besimtarëve, për të argumentuar se të gjithë jemi njësoj para zotit.
Të gjitha fotot e ekspozuara janë realizuar nga fotografë shqiptarë.
K.H.