Fabrika e qumështit “Mozzarella Italia” në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Hamza Muça” në Shkallnur të Durrësit, organizuan sot ceremoninë përkujtimore për Shpend Morinwn, djaloshin kosovar, që humbi jetën nga minat, në vendlindjen e tij.
Ai që sot është laboratori i analizave të qumështit që përdor inxhinier Nazif Tivari, administratori i fabrikës, në vitin 1999 ka qenë vendi ku ka jetuar familja Morina gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në ceremoninë përkujtimore të djaloshit kosovar morën pjesë prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, familjarë nga familja Morina dhe Blerim Xhemajli, këshilltar tek Ambasada e Republikës së Kosovës,
Gjatë ceremonisë u zbulua edhe pllaka përkujtimore që u vendos në nderim të të riut kosovar.
Më 5 nëntor 2001, 21 vjet më parë djakoshi kosovar Shpend Morina ra viktimë e minave të vendosura në Gjakovë gjatë luftës.
Kush ishte Shpend Morina?
Në një dhomë prej 10 m2 në kohën e luftës në Kosovë, ka jetuar familja e Ramiz Morinës. Jetonte nëna me tre vajza dhe dy djem, Shpati i vogël dhe Shpendi nga Giakova. Lufta mbaroi dhe familja u kthye në Gjakovë.
Shpendi një djale i urtë, fjalëpak dhe shumë punëtor, pak metra larg nga shtëpia, ra mbi mina të vendosura nga pushtuesit. Ishte motra e tij Miranda, një vajze burrneshë që mori trupin e dëmtuar të vëllait te saj, për ta dërguar në altarin e përjetësisë.







