- Shtrohet drekë për 100 të moshuar dhe fëmijë me aftësi të kufizuar
DURRËS, 12 qershor 2015 – Të premten, më 12 qershor 2015, u organizua një ceremoni për certifikimin e 90 kursantëve të kuzhinës për 6-mujorin e parë të vitit, njoftoi Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Durrës. Ashtu si shumë herë të tjera kjo ngjarje u shoqërua me një drekë, ku ishin të ftuar 100 veta, të moshuar nga qendra ditore dhe fëmijë me aftësi të kufizuar nga qendra rezidenciale e zhvillimit. Kryetari në detyrë i bashkisë Vangjush Dako, ofroi mbështetjen e tij në ndërmjetësimin për punësimin e të certifikuarve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/