Gjatë kësaj jave, “DurrësLajm” i ka trajtuar në dy shkrime të veçanta problematikat e lagjes nr.8 të qytetit, që lidhen me amortizimin e infrastrukturës rrugore dhe mungesën e ndriçimit në shumë rrugica të kësaj zone.

Shqetësimi qytetar duket se është dëgjuar nga autoritetet vendore, pasi njëra nga problematikat ka marrë zgjidhje.

Mbrëmjen e së mërkurës, përmes pamjeve filmike dëshmuam errësirën totale që kishte pushtuar rrugën “Isuf Ferra”. Pa kaluar as 24 orë, panorama që të ofronte kjo rrugë ishte komplet ndryshe.

Siç mund të shihet në videon tjetë të realizuar mbrëmjen e së enjtes nga operatori ynë, aty ku më parë pllakoste terri ka dritë.

Shtyllat e ndriçimit janë kthyer funksionale dhe ndriçojnë çdo cep të zonës.

Me pak vullnet dhe shumë dëshirë për punë, qytetarëve mund t’u kthehen lehtësisht në shërbime taksat që paguajnë në arkën e bashkisë.   

M.B.