Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës, duhet të marrë menjëherë masa për të zëvëndësuar kangjellat e munguara, sepse rrezikohet dëmtimi i pasurisë që gjendet brenda atyre kangjellave. Çdo natë, oborri i Pallatit të Sportit shndërrohet në parking dhe fondet e mbledhura shkojnë për administrimin e nevojave që ka Klubi Shumësportësh “Teuta”. Por, nëse ndonjë prej atyre automjeteve dëmtohet ose vidhet, Klubi Shumësportësh “Teuta” do të detyrohet ta dëmshpërblejë, gjë që nuk është në gjendje ta bëjë për shkak të financave shumë dorështrënguara të Bashkisë së Durrësit.

Në këto kushte do të ishte shumë më mirë që të zbardhej e vërteta se çfarë ka ndodhur me kangjellat e rrethimit. Ato mund edhe të jenë vjedhur për skrap, por mund të jenë edhe maja e ajsbergut të ndonjë plani tjetër më të fshehtë.