Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasit E. D., 42 vjeç, dhe S. D., 38 vjeçe, bashkëshortë, ndërsa kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për vëllanë e 42-vjeçarit, shtetasin D. D.

Të tre dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, duke e bindur se do t’i jepnin pagesën për disa automjete të shitura për llogari të tij, por nuk e kanë kryer pagesën.

Policia po vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.