14 shtator 2015 –  Përkoi që në një ditë, të hënën, më 14 shtator 2015, Durrësi u ndërkombëtarizua: një anije turke e Rojës Bregdetare vjen për një vizitë miqësore dhe komanda e saj takon qytetarin nr. 1 Vangjush Dako dhe autoritete të tjera vendore; ambasadori britanik në Shqipëri Nicholas Cannon paraqet në Plepa një program për aftësimin e punonjësve të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare; në mbrëmje, ora 18:30, një delegacion i grupit të miqësisë Francë-Shqipëri i senatit të “Mariannne”-s (në foto) bisedon kokë më kokë me kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili u kërkoi medieve të largohen. Është dhe një sinjal që të huajt mbështesin njerëzit e painkriminuar. Jo më kot që kreu i Forin Ofisi-t (Foreign Office-Ministria e Jashtme) në Shqipëri Cannon foli nga Plepat për domosdoshmërinë e dekriminalizimit të politikës. Dakon e kanë parapëlqyer qarqet diplomatike të Tiranës, për më tepër që tashmë synohet një bosht i madh ekonomik-politik si DURANA (Durrës-Tiranë).

/th. m. portali “DurresLajm”/