Covid-19 i ka marrë jetën radistit Halit Subashi. 84-vjeçari nga Durrësi nuk ka mundur t’i bëjë ballë betejës me virusin vdekjeprurës.
“Haliti do mbetet ne mendjet e detareve shqiptare, si njeri i urte, qytetar shembullor, i sjellshem, i komunikueshem, i dashur dhe i respektuar. I perjetshem qofte kujtimi i radistit te vjeter, Halit Subashi!”,– shkruan specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli, në rrjete sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e martë, në orën 11.00, tek varrezat e vjetra në Durrës.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta radisti i vjeter…
Shoqata mbarekombetare detare “Adrijon”, njofton se,
Ështe ndare nga jeta ne moshen 84-vjeçare radisti Halit Subashi, nuk i mbijetoi dot Covid-19 dhe Haliti.
Lamtumire njeriu dhe radisti i mire, Halit Subashi.
U prehsh ne paqe!
Haliti, mbasi mbaroi politeknikumin 7 nentori, sherbeu si radiotelegrafist, me perkushtim e profesionalizem, fillimisht tek r.st i Flotes Tregtare, ne vitin 1960, pastaj tek anijet “Iliria”, “Skenderbeu”, tek ambasada jone ne Egjipt dhe nga v.1979-1995,tek stacioni qendror i radios, ish Budi Durres, komanda e marines, ku dhe doli ne pension.
Haliti do mbetet ne mendjet e detareve shqiptare, si njeri i urte, qytetar shembullor, i sjellshem, i komunikueshem, i dashur dhe i respektuar.
I perjetshem qofte kujtimi i radistit te vjeter, Halit Subashi!
Varrimi i te ndjerit behet në datë 9 shkurt, ora 11.00, tek varrezat e reja.
Ai do mbetet perjete ne mendjet e te gjitheve qe e njohen nga afer.





