Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të një karburanti në zonën e Shkozetit.
Siç duket edhe nga fotot nga vendngjarja që DurrësLajm ka siguruar, një motor është përmbysur në afërsi të një karburanti në hyrje të Shkozetit.
Burime nga policia e Durrësit konfirmojnë për DurrësLajm se personi që po udhëtonte me motor ka dalë jashtë rruge dhe është aksidentuar.
Fatmirësisht mësohet se nga aksidenti ka marrë vetëm lëndime të lehta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





