Një 56-vjeçar nga Durrësi, F. Mara, është arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë rrugore.

Siç bën të ditur policia, shtetasi në fjalë, ndërsa ishte duke drejtuar automjetin tip BMË, rreth orës 23.30 të mbrëmjes së të premtes, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.