DURRËS, 6 janar 2015 – Edhe pse ditë të ftohta, hajdutët, nuk kursejnë as pajisjet e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Mësohet se të hënën, më 5 janar 2015, ora 10.00 paradite, në fshatin Shkallnur të komunës së Rrashbullit, në kabinën elektrike, është konstatuar dëmtimi i murit të kabinës dhe vjedhja e pjesëve prej bakri të transformatorit.
Deri tani nuk ka njoftime për gjetjen e autorit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





