Është ndaluar në qytetin e Durrësit një 26-vjeçar i shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F.K është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me 4 muaj burg për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar në nenin 287/b/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





