Në unazën e Durrësit Plepa-Shkozet një grop e krijuar në rrugë, po rrezikon cdo kënd që kalon aty.

Sipas një qytetari i cili ka sjell edhe videon në redaksinë e “DurrësLajm“, çdo ditë makinat çajnë gomat dhe dëmtojnë disqet nga gropa në mes të rrugës.

Ky rast po shqetëson qytetarët, të cilët kërkojnë zgjidhje nga autoritetet dhe institucionet.

“Kjo gropa ketu ne rrugen plazh durres lagja 13 ne arapaj ke celsi esht ber shum shqetsuese sepese po cajm gomat perdit duke ren ne grop po ben 4-5muaj qe shteti nuk merr masa”, shkruan qytetari.