Autoritetet italiane kanë deportuar përmes portit të Durrësit, një person të dënuar për vjedhje në Kavajë.
Bëhet fjalë për shtetasin M.B., vjeç 33, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet policore të vendit tonë.
Sipas të dhënave nga policia, bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”, bazuar mbi nenin 134 të Kodit Penal.
Ai u deportua ditën e shtunë më 11 nëntor, rreth orës 08:20, në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Durrës.





