DURRËS, 14 shkurt 2015 – Në prononcimet për të përditshmen “Shekulli”, deputetet socialiste Esmeraldë Shkjau (në foto majtas) dhe Klodianë Spahiu (djathtas) kanë deklaruar se nuk do ta festojnë Shën Valentinin. E para se është ende singëll (e palidhur) dhe e dyta, nënë e dy fëmijëve, vajzë e djalë, e ka harruar si festë.
Esmeraldë Shkjau:
“Unë nuk jam e lidhur, por kjo nuk do të thotë se jam kundër kësaj feste. Unë kam dy prindër që ende janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Duke i parë se si sillen me njëri-tjetrin, kuptoj se dy njerëz që vërtet duhen kanë çdo ditë Shën Valentin, dhe jo vetëm në një datë të caktuar. Unë nuk jam e fiksuar shumë pas festave, megjithatë këtë datë e respektoj. Për vete nuk besoj se do ta festoj ndonjëherë me petale trëndafili dhe qirinj, sepse mendoj se më e rëndësishme në një marrëdhënie është respekti dhe dashuria në 365 ditët e vitit”.
Klodianë Spahiu:
“Që ditën që kam hyrë në politikë fatkeqësisht kam harruar edhe ata më të paharrueshmit. Megjithatë tani besoj ia kam lënë radhën vajzës që të festojë, meqenëse ajo i ka kaluat të njëzetat”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





