Durrës, 25 korrik 2014 – Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare ka mbërritur i vdekur në spitalin e Durrësit. Vogëlushi është dërguar në spital nga stafi i qendrës së Zhvillimit Rezidencial të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Mësohet se gjashtë vjeçari T.B., që ndodhej nën përkujdesjen e stafit të kësaj qendre, që ndodhet në lagjen nr.12, Durrës është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka qenë e mundur që t’i shpëtohej jeta.
Lidhur me këtë rast u kryen veprimet e para hetimore nga të cilat rezultoi se vdekja e e të miturit, i cili vuante nga sëmundje epileptike dyshohet të jetë natyrale.
Gjithsesi materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





