– RD-ja bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga OJQ-ja “Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit”, me president avokatin Altin Goxhaj
DURRËS, 27 gusht 2014 – Fakti që organi i PDSH-së “Rilindja demokratike” botoi, më 27 gusht 2014, në krye të faqes së parë (front page) një shkrim të titulluar “Gjushi i Ramës i vë fadromën shatërvanit historik të Durrësit”, me sa duket, bëri që të dështonte aksioni i një prej “rripave të transmisionit” të opozitës, sikurse është OJQ-ja e financuar nga fondet e qeverisë Berisha “Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit”, me president avokatin Altin Goxhaj.
Protesta në mbrojtje të shatërvanit u parashikua të zhvillohej në ora 13:00 të datës 27 gusht 2013, por askush nuk erdhi në tubim.
RD-ja e 27 gushtit 2014 shkruan se “Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka bërë thirrje që qytetarët e Durrësit të bashkohen në protestën në mbrojtje të shatërvanit. Përmes një reagimi, ZMK deklaron se tashmë ka ardhur koha e një reagimi të fuqishëm qytetar ndaj kësaj masakre të vërtetë që i bëhet qytetit Durrësit.
“Me keqardhje po ju përcjell fotot nga orët e fundit të një prej monumenteve të qytetit tonë, shatërvanit në qendër të qytetit. Më në fund inati i Rilindjes arriti dhe për të! Përpara disa vitesh e kam mbrojtur në Këshillin e Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë, idenë e mosshembjes së shatërvanit, dhe kryetarit të Bashkisë Dako i thamë që në qoftë se do të guxonte të bënte një akt të tillë, do të na kishte aty, përreth shatërvanit si një zinxhir njerëzor për ta penguar atë.
Me keqardhje ju lajmëroj se ora erdhi! Ju ftoj të bëhemi pjesë e një lëvizjeje qytetare për shpëtimin e këtij monumenti, i cili që nga 1928 është një nga gurët e themelit të arkitekturës së sheshit kryesor të qytetit tonë, që i rezistoi në kohë luftërave, diktaturës, por siç duket jo Rilindjes! Le ta ngremë zërin tonë qytetar e të kërkojmë që shatërvani të mbetet ku dhe siç është, duke u bërë pjesë integrale e rikonstruksionit të sheshit ‘Liria’.
Të bëjmë një peticion dhe në qoftë se bie në vesh të shurdhër, siç dhe gjasat janë, ta mbrojmë shatërvanin qoftë dhe me një zinxhir njerëzor rreth tij. Ora po kalon dhe ekskavatorët po punojnë”, shprehet kryetari i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Goxhaj”, i cituar nga RD-ja.
Fakti që protesta politike nuk u zhvillua për shkak edhe të negligjencës së degës së PD-së Durrës, ka detyruar këtë të fundit, rreth orës 13:15 të datës 27 gusht 2014, të njoftojë se “protesta duhet të zhvillohet patjetër nesër dt. 28.08 në orën 13”.
Jozyrtarisht, protesta organizohet nëpërmjet thirrjeve dhe regjistrimit në blogun populli.al
Info / Ja kush do të marrë pjesë në protestë sipas deklarimit në blogun populli.al deri në orën 15:30, datë 27 gusht 2014
Shehu Ada
Dhimiter Vokopola
Klaudia Burnazi
Ada Prifti
Arben Myshketa
Ina Likja
Blerina Kasa
Tatjana Gjergo
Ardjan Tati
Greta Buci
Diana Mitraku
Klodiana Capja
Ilir Muca
Klodi Meta Mejdani
Afrim Brahimaj
Denis Konomi
Adda Lushi
Adi Gjordeni
Klodian Bimi
Taci Dafa
Albion Bylykbashi
Françeska Dedej
Roald Hysa
Emirjana Bega
Dejana Burgija
Dorian Sheshi
Avokat Milazim Sadria
Denada Driza
Luda Aleksi
Ina Bardhi
Valentina Axhami
Teuta Kalakula
Megi Gjergji
Klodi Melka
Gjergj Sotiri
John Vasili
Elton Mezini
Artur Cani
Serxhio Huli
Alen Xhelili
Altin Goxhaj
Jona Braho
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





