DURRËS, 9 shkurt 2014 –  Në mungesë të lajmeve, një portal i opozitës vendore sajon lajmin “Moti i keq, tragetet mbërrijnë me vonesë”, pa u konsultuar me kapitanerinë apo terminalin e trageteve, sikurse ka ndodhur më 9 shkurt 2014. Me një det mesatar 5 ballë dhe erë 9-10 metra në sekondë tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës kanë mbërritur normalisht në paraditen e e së dielës, 9 shkurt 2014, konfirmoi për “Dyrrah”-un kapiteni i portit të Durrësit, Hysni Aruçi. Referuar raportit ditor të trageteve të përgatitur nga Autoriteti Portual Durrës (shih faksimilen) në portin e Durrësit janë tre tragete (shih dhe hartën e orës 14:53 të AIS-it, rombet blu). Në orën 10:20 njoftohet se trageti “AF Marina” është bregëzuar në terminal ora 9:50, nga ora 8:00 që parashikohet, kurse sipas AIS-it (Sistemi ndërkombëtar Automatik i Identifikimit të anijeve) e jep mbërritjen ora 9:39. Kjo është një vonesë e papërfillshme, tha kapiten Aruçi. Kurse trageti “Rigel I” sipas raportit ditor është bregëzuar ora 7:30, gjysmë ore para orarit të parashikuar, kurse sipas AIS-it ka mbërritur ora 7:16.  Po ashtu dhe trageti “AF Francesca” ka mbërritur herët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/