Durrës, 16 maj 2014– 27.4 kg hashash janë gjetur dhe sekuestruar nga policia e Durrësit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë kompleksit “Titanik.
Sasia e lëndës narkotike është gjetur pasditen e së enjtes, në breg të detit. Droga ishte e ndarë në 4 pako, që në total kapte peshën 27.4 kg kanabis sativa.
Policia bën të ditur se lënda narkotike ka dalë në breg, pasi është hedhur apo ka rënë nga ndonjë skaf i trafikantëve, që tentonin ta dërgonin në Itali.
Grupi hetimor është duke kryer të gjitha veprimet proceduriale për të zbuluar prejardhjen e kësaj sasie droge si dhe kohën që ajo ka qëndruar në det.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





