Një 17-vjeçare në Kavajë dhe një 21-vjeçar në Durrës janë larguar nga banesat e tyre, duke vënë në lëvizje Policinë.
Në Kavajë, shtetasi Gj. E., 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar vajza e tij, D. E., 17 vjeçe.
Ndërsa në Durrës, shtetasi G. Xh., 48 vjeç, ka raportuar për largimin e nipit të tij, A. Xh., 21 vjeç.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e tyre.





