Durrës, 17 qershor 2014 – Një 23 vjeçar nga Durrësi, M.M., ka denoncuar në polici largimin nga shtëpia të nuses së tij të mitur, 14 vjeçares H.D. sipas të riut, bashkëshortja i është larguar nga shtëpia rreth orës 17.30 të datës 15 qershor dhe që nga ajo kohë ajo nuk ka kontaktuar më me burrin e saj.
Por denoncimi për largimin nga shtëpia të 14 vjeçares nuk ka qenë i vetmi në komisariatin e policisë së Durrësit. Në të njëjtën kohë me burrin e braktisur nga gruaja, është paraqitur në polici edhe një shtetase që ka denoncuar largimin në drejtim të paditur të vajzës së saj 21 vjeçare E.S. Sipas nënës së vajzës, shtetases V.S. bija e saj ishte larguar të dielën nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më dhe as nuk është vënë në kontakt me familjarët e saj.
Për të dy rastet, policia e Durrësit ka nisur hetimet për gjetjen e vajzave të reja.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





