Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës është përfshirë nga zgjedhjet e brendshme të saj.

Gjatë kësaj jave, nëpërmjet procesit të votimit, pritet të zgjidhen organet drejtuese, asambleja e përgjithshme dhe kryetari i saj.

350 anëtarë kanë votuar sot për asamblenë e përgjithshme të kësaj dhome, në katër kuti votimi.

Asambleja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë përbëhet nga 35 anëtarë që vijnë nga katër drejtime, shërbimet, prodhimi, tregtia dhe ndërtimi.

Kutitë e votimit kanë qenë të hapura deri në orën 15.00.

Nga 80 kandidatë do të përzgjidhen 35 prej tyre për drejtimin e asamblesë.

Pas tre ditësh pritet që të zgjidhjet edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës.

Mandati i fundit i kryetarit është mbajtur nga Andrea Xhavara.

K.H.