DURRËS, 3 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të hënën, më 2 shkurt 2015, u plotësuan dy kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Urdhri i parë i mbrojtjes është disi “ekzotik”, pasi ka të bëjë me sherre mes të moshuarish. Të hënën, më 2 shkurt 2015, qysh në orën 8 të mëngjesit, dyshohet se 76-vjeçari Xh. H, me banim në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të vëllait 73 vjeç!
Kurse kërkesë-padia e dytë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ka të bëjë me 28-vjeçaren I. V., banuese në fshatin Sallmone të komunës së Xhafzotajt, nga bashkëshorti V. V., 38 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





