Uniformat blu të Durrësit kanë zbatuar urdhërin e Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit dhe kanë ndaluar kujdestaren D. F., e cila punon në Shtëpinë e Fëmijës, në Durrës, dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije jetim, të moshës 3-vjeçare.
Rasti në fjalë u bë publik në media dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit nisi hetimet kryesisht për të zbardhur dyshimet e ndritura dhe ka vendosur që, për të lehtësuar hetimin e këtij rasti të dyshuar dhune ndaj një fëmije, të ndalojë kujdestaren, e cila akuzohet për të një veprim të tillë.
Më herët, Shtëpia e Fëmijës, në Durrës, ka pezulluar nga puna kujdestaren në fjalë, deri në përfundimin e hetimeve, që tashmë I ka marrë në dorë organi i akuzës.





